Site icon Telegrafi

Kujdes! Pritet mot i keq sot në Maqedoni!

Enti hidro-meterologjik i Maqedonisë ka bërë një njoftim urgjent për motin sot në Maqedoni ku thuhet se nga mesdita do të ketë të reshura dhe mot jo stabil, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sot pritet që pjesa jug-perendimore e vendit të përfshihet nga moti i freskët dhe me të reshura. Nga Enti hidro-meterologjik i Maqedonisë thonë se do të ketë edhe vetëtima, erë të fortë dhe breshër.

Nga dita e nesërme thuhet se do të ketë temperatura më të ulta dhe erë të fortë që do të arrij shpejtësi deri 50km/në orë./Telegrafi/

Lexo po ashtu Sonte priten reshje të reja: Këshilla sesi të mbroheni nga fatkeqësitë
Exit mobile version