Dhe duke pasur parasysh këtë dhe faktin se autoritetet po reagojnë me vonesë për sanimin e tyre, një artist ka vendosur që tua tërheq vëmendjen autoriteteve në një mënyrë të pazakontë, transmeton Telegrafi.
“Ndodh që njerëzit disa herë në ditë ecin nëpër të njëjtën gropë në asfalt, por i injorojnë ato ose i harrojnë shumë shpejt. Në këtë rast atyre gropa do tu tërheq më shumë vëmendjen – gjithashtu edhe autoriteteve lokale. Gropa gjithsesi do të riparohej më shpejt”, ka shpjeguar artisti i cili prezantohet vetëm si Wanksy.
Megjithatë, jo të gjithë e shohin veprimin e tij si një “art”.
“Këtyre rrugëve ecin familjarë, edhe fëmijët ecin këmbë përgjatë tyre dhe shkojnë në shkollë. Ky është një vandalizëm kontraproduktiv dhe asgjë më tepër”, ka thënë një qytetar. /Telegrafi/