Të gjithë i duam festat e fundvitit, ato janë pjesa më e bukur e vitit, por shpesh festat mund të jenë edhe të rrezikshme.
Një eksperiment i bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka treguar se sa e rrezikshme është pema e Krishtlindjes, transmeton Telegrafi.
Në rast se pema kaplohet nga flakët, ajo mund të digjet shumë shpejtë, në vetëm pak sekonda.
Video që do të shihni më poshtë është prodhim i Komisionit të Sigurisë së Produkteve të Konsumatorit në SHBA.
Ky komision ka paralajmëruar amerikanët që të kenë kujdes me pemët e tyre, dhe do të ishte më mirë sikur ata t’i përdornin pemët natyrale e jo ato artificiale, sepse digjen jashtëzakonisht shpejt. /Telegrafi/