Telegrafi

Kujdes, pasdite na pret mot i ligë, kurse në dy ditët e fundjavës moti ndryshon!

Nën ndikim të valës së lagështisë nga Mesdheu do të ketë reshje të shiut, veçanërisht pasdite e në orët e mbrëmjes, ku në vend do të ketë (mbi 25L/m2 shi) dhe do të fryj erë e dobët në drejtim të jugut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Temperatura e mëngjesit nga 9 deri 22 gradë C. Gjithashtu edhe në Shkup moti do të jetë i njëjtë dhe mbrëmja me reshje të shiut. Temperatura e mëngjesit në Shkup ishte maksimalisht gjashtë gradë, kurse gjatë ditës do të arrijë 17 gradë.

Të shtunën mot i vrenjtur dhe me periudha kohore me diell kurse dita e diel me diell dhe me vranësira të moderuara dhe pak më i ngrohtë. /Telegrafi/