Telegrafi

Kujdes nga porositë e drejtpërdrejta në Twitter

Nëse dy përdorues përcillen në mes veti në Twitter, ata në mes veti mund të shkëmbejnë porosi të drejtpërdrejta. Përmbajtjet e porosisë do t’i shohin ekskluzivisht përdoruesit të cilët komunikojnë në këtë mënyrë.

Nëse llogarinë tuaj në Twitter e komprometon ndonjë aplikacion apo shtojcë e jashtme, shumë shpesh nga llogaria e përdoruesit fillojnë të vijnë porosi me përmbajtje të dyshuar, më së shpeshti me një lidhje të caktuar të interneti prapa së cilës fshihet shtojca dashakeqe e cila tenton të merr përsipër llogarinë e përdoruesit të ri.

Kohëve të fundit në Twitter është paraqitur një dukuri e re e porosive të tilla të drejtpërdrejta me tekstin “You’re on here?” dhe me lidhjen e shfaqur. Lidhja e drejton përdoruesin në faqen e internetit të emëruar “mhansenhome” me porosinë “someone posted on their blog about you”.

Faqja e përmendur kërkon nga përdoruesi të kyçet me të dhënat e tij nga Twitter, me ç’rast edhe ajo llogari “e re” komprometohet.

Edhe një herë ju këshillojmë, mos hapni lidhjet e internetit brenda porosive të drejtpërdrejta me përmbajtje të dyshuar sepse edhe llogaria juaj do të mund të jetë e radhës që komprometohet nga dashakeqët. /Telegrafi/