Të gjithë jemi të pajtimit se mbajtja e shumë çelësave të ndryshëm është mundim por edhe përgjegjësi e madhe.
Pikërisht, me fillimin e përdorimit të kartelave elektronike apo tokenave, që zëvendësuan çelësat, gjithçka u bë më e lehtë.
Është e vërtetë që këto kartela kanë qenë ndihmesë e madhe pasi që të njëjtën kartelë mund ta përdorim për hapjen e disa dyerve.
Rrjedhimisht, kjo është një përparësi e madhe sepse nuk kemi nevojë të mendojmë se cili çelës për çka shërben apo të frikësohemi nga humbja e këtyre të fundit.
Falas këtyre kartelave, edhe shkalla e sigurisë është rritur si për ato hapësira të përbashkëta, individuale, objekte të banimit, zyrave, depove etj…
Ky sistem elektronik funksion përmes valëve elektromagnetike.
Do të thotë se kur lexuesi është i vendosur pranë derës, regjistrohet një numër unik identifikues i cili pastaj krahasohet me numrat në memorien e kontrollerit prej ku jepet qasja ose refuzohet.
Siguri e rrejshme?
Mirëpo, me kalimin e kohës, siguria e këtyre kartelave filloi të bie.
Kohëve të fundit, janë përhapur shumë kartela që e kanë numrin identifikues me mundësi të shkrimit.
Kjo do të thotë se cilido me pajisje të duhur mund të shkruajë një numër të rëndomtë në kartelë.
Krejt kjo mundëson procesin e kopjes së këtyre kartelave.
Rrjedhimisht, lexuesi i vendosur pranë derës nuk ka mundësi të dallojë kartelën origjinale prej asaj të kopjuar dhe si rezultat jep qasje pa problem.
Si në botë edhe tek ne, pajisjet për kopjimin e kartelave janë shumë të lira dhe blihen lehtë përmes internetit.
Ja disa shembuj lokalë dhe ndërkombëtarë të këtij fenomeni:
Ky fenomen paraqet problem të gjerë për të gjithë njerëzit pasi që prek jo vetëm personat individual apo mbajtësit e kartelës, mirëpo edhe pronarët e bizneseve, banorët e ndërtesave, mirëmbajtësit e tyre dhe të gjithë ata që janë të angazhuar me menaxhimin e një prone të caktuar dhe ata që vendosin për ndërrimin e sistemit.
Si të mbrohemi nga ky fenomen?
Meqenëse këto kartela lexohen dhe automatikisht kopjohen edhe nga distanca, për tu mbrojtur nga ky fenomen, mbani kartelat në kuleta speciale të cilat e kanë pjesën mbrojtëse me folie alumini, që shërben për bllokimin e valëve elektromagnetike.
INET dhe sistemi i mençur që parandalon këtë fenomen.
INET ka sjellur një zgjidhje për krejt këtë problem.
Përmes sistemeve të mençura, parandalohet kopjimi i kartelave elektronike. Ky sistem arrin të detektojë nëse dy kartela përdoren me të njëjtin numër.
Në atë moment që hetohet kartela e dytë, automatikisht bllokohen që të dyja kartelat.
Edhe atëherë kur kopjimi bëhet në bashkëpunim me pronarin e kartelës, ky sistem ndalon funksionimin e të njëjtës dhe ai duhet të lajmërohet te autoriteti për aktivizim të ardhshëm.
Sipas hulumtimeve të Institutit ETH Zurich, kjo metodë, rezulton me mbi 99.15% detektim të kartelave të kopjuara.
Për më shumë informata rreth rritjes së sigurisë në pronat tuaja, vizitoni faqen tonë në rrjetin social Facebook dhe jetoni më të sigurt.