Site icon Telegrafi

”Kujdes nga dehidrimi gjatë agjërimit” (Video)

Temperaturat e larta të cilat kanë përfshirë vendin së fundmi si dhe lëvizjet e menjëhershme të tyre kanë një ndikim negativ për shëndetin e njeriut. Kështu thotë, mjeku Sedat Lumani, i cili thekson se kujdes më të madh duhet të kenë personat që vuajnë nga sëmundjet kronike, kardiovaskulare, sëmundjeve respiratore si dhe ata, të cilëve u ka rënë imuniteti.

“Problem bëjnë edhe grupmoshat e njerëzve, siç janë fëmijët, njerëzit e moshuar mbi 65 vjet. Për të gjithë këta vlejnë që njerëzit që marrin terapi për sëmundjet e veta kronike dhe për çdo ndryshim shëndetësor të paraqiten e mjeku amë dhe të konsultohen për shëndetin e tyre”, deklaroi për Tv Shenja, mjeku Sedat Lumani.

Ndërkohë, sa i përket personave të cilët po agjërojnë në këtë periudhë, ai po ashtu i këshilloi që edhe ata të kenë më shumë kujdes gjatë këtyre ditëve ku temperaturat po arrijnë deri në 40 gradë.

“Ata duhet ta kenë parasysh që të mos vijnë deri te dehidrimet. Ajo është sprovë për organizmin e shëndoshë, të bëhet një detoksim nga aspekti shëndetësor është shumë i dobishëm, mirëpo mos të vijë deri te dehidrimi i madh”, shtoi më tej ai.

Lumani u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos dalin pa nevojë në temperatura të larta, sidomos kur rrezatimi i rrezeve ultravjollcë është më i lartë./Telegrafi/

Exit mobile version