Andrologu shpjegon se shtimi i dhjamit zvogëlon potencën seksuale për shumë motive: Motivi i parë është më tepër intuitiv dhe i përket lidhjes mes teprimit në ushqim dhe performancës seksuale.
Duke ngrënë shumë lehtësohet shtrimi i dhjamit, por sidomos shpejtohet procesi i arteriosklerozës. Pastaj funksioni erektiv dhe para së gjithash neurovaskular bëhet shumë i ngadaltë dhe zhgënjyes.
Veç kësaj trashësia prodhon edhe një alternim hormonal të vogël, por të pandërprerë duke i ulur shumë kështu nivelet të testosteronit. Sikur të mos mjaftonte kjo, duke pasur shumë dhjam, shtohet edhe një enzimë me "aromatozi" që ndikon për ta shndërruar atë pak hormon mashkullor që mbetet, pra testosteronin, ne estrogjen pra në hormon femëror.
Pikërisht për këtë motiv shumë burra të shëndoshë e kanë edhe gjoksin veçanërisht të zhvilluar. Prishja e këtyre ekuilibrave hormonale, përveç të tjerash ul sigurisht edhe potencën seksuale.
Ka edhe një faktor të fundit që shqetëson jetën seksuale të personave me peshë të madhe truporedhe është lidhur me mendimin se tek të shëndoshët gjatësia e penisit humbet në trashësinë e dhjamit, dhe për këtë arsye, penisi duket më i shkurtër. Disa prej tyre e zgjidhin këtë problem duke ia besuar veten kirurgut plastik.