Telegrafi

Kujdes nga alkooli

Një studim i ri ka treguar se personat të cilët pinë shumë alkool janë të prirë për ta zhvilluar sindromën metabolike, si edhe disa faktorë rreziku dhe gjendje të lidhura me sëmundjet kardiovaskulare.

Shumica e njerëzve të cilët konsumojnë alkool janë të rrezikuar nga sindroma metabolike dhe gjendjet e lidhura me të, për këtë arsye hapat që duhen ndërmarrë për parandalimin e këtyre sëmundjeve janë të orientuar në zvogëlimin e konsumimit t alkoolit.