Telegrafi

Kujdes – Nesër temperatura do të arrijë deri në 39 gradë

Moti nesër në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të lehtë nga drejtimi juglindor. Indeksi UV do të jetë 8, ndërsa temperaturat do të lëvizin prej 28 deri në 39 gradë, transmeton Telegrafi Maqedoni

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të dobëta dhe erë të lehtë nga juglindja. Temperatura do të arrijë deri në 38 gradë.

Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht i ngrohtë dhe shumë ngrohtë. Rënie të temperaturave prej 2 deri në 3 gradë pritet prej ditës së mërkurë./Telegrafi/