Telegrafi

Kujdes në këto lagje, ngritet niveli i gatishmërisë emergjente për trajtimin e qenve endacakë

Komuna e Prishtinës ka ngritur nivelin e gatishmërisë emergjente në nivel të Komunës, për trajtimin e qenve endacakë.

Në bashkëpunim edhe me institucionet tjera relevante, Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë aktivitete të shtuara për trajtimin e qenve endacakë.

Lagjet më të rrezikuara aktualisht janë këto: Hajvalia, Kalabria, Te Fshati Ndërkombëtar “Qëndresa”,          Te Lagja afër Medreses, Qendra e qytetit te Fakulteti Filozofik.

Ndërkohë, drejtori i Administratës Publike, Muhedin Nushi dhe shefja e Kabinetit të kryetarit, Fitore Pacolli, po zhvillojnë takime me përfaqësuesit e KFOR-it, FSK-së, Departamentin e Veterinarisë dhe me Komandantët e Stacioneve Policore dhe Zonave të Kryeqytetit, për këtë problem.

“Kërkojmë nga qytetarët që te kenë kujdes të shtuar gjatë ditëve në vijim deri në stabilizim të situatës. Qytetarët do të informohen me kohë mbi situatën aktuale në Komunën e Prishtinës”. /Telegrafi/