Telegrafi

Kujdes: Mos propozoni martesë në këtë mënyrë, sepse mund të hani burg! (Video)

Michelle Wycoff i tha po dhe e pranoi unazën nga Vidal Valladeres, teksa miqtë e tyre regjistronin ngjarjen me kamera telefoni.

Deri në atë moment, gjithçka ishte në rregull, derisa shoferët nuk filluar t’u binin borive, sepse ishin mërzitur duke pritur, transmeton Telegrafi.

Me të dalë ky regjistrim në internet, djaloshi 23-vjeçar është akuzuar se ka bërë shkelje.

Me ligjet në Shtete të Bashkuara, bllokimi i trafikut pa arsye është shkelje e shkallës së dytë, që dënohet më gjashtë muaj burg dhe dymijë dollarë gjobë.

Ndryshe, Vidal ka thënë se e ka zgjedhur këtë vend, për shkak të pamjes së bukur të qiellit. /Telegrafi/