Telegrafi

Kujdes me patatet sepse mund të shkaktojnë diabetin

Por, tani njohësit e ushqimin, pataten po e konsiderojnë si shkaktarin e diabetin e tipit të dytë.

Hulumtimi zbulon se ngrënia e shtatë apo më shumë pjatave me patate, për një javë, nxitë diabetin për 33 për qind.

Madje, vetëm katër shujta me patate në javë, e nxisin diabetin për shtatë për qind.

Jo çuditërisht, patatet e fërguara apo siç njihen tek ne pomfrit, janë shumë më të këqija se patatet e ziera, pjekura apo të shtypura.

Zëvendësimi i shujtës së patates me ushqime tjera – perime, grurë apo oriz – mund të zvogëlojë mundësinë e diabetit 2, për 12 për qind.

Healthday, kërkon që patatja të mos konsiderohet pjesë e shujtave, përpos në raste të caktuara, kur mund të shtohen vetëm disa pjesë të saj, transmeton Telegrafi.