Site icon Telegrafi

Kujdes me limonin!

Veç kësaj, ekspertët nuk rekomandojnë përdorimin e këtij preparati as për trajtime tjera të zbukurimit: lëngu i limonit mund t’i bëjë flokët më të shndritshme, por vetëm në diell, ndërsa njëkohësisht shkakton edhe irritimin e lëkurës dhe hiperpigmentimin e saj nëse arrin në lëkurën e fytyrës dhe trupit.

Mos e përdorni limonin nëse keni flokë shumë të thatë dhe të brishtë, sepse mund ta përkeqësoni edhe më shumë situatën. Limoni mund të përdoret vetëm në ato raste kur floku është i yndyrshëm, ose normal. Efekti ndriçues i limonit është përdorur gjithmonë. Bëni kujdes të mos e kaloni në lëkurë, por vetëm në rrënjën e flokëve.

Si të veproni: përzieni në një filxhan ¼ lëng limoni të freskët dhe ¾ ujë mineral. Më pas aplikojeni masën e përftuar në flokë dhe lëreni të veprojë për rreth dy orë. Për të shmangur efektin “tharje”, mos harroni që të përdorni zbutësin pas larjes me shampo. /Telegrafi/

Exit mobile version