Telegrafi

Kujdes me kalli të zier misri, sepse mund të jenë të papastër

Vajza 29-vjeçare nga Devon i Britanisë së Madhe, nuk ka mundur të besoi, kur ka parë se nga ushqimi saj, dilte një insekt.

Mirëpo, ankesës që ajo e ka bërë, ndaj zinxhirit të restoranteve ushqimore KFC, i janë bashkuar edhe shumë të tjerë.

Ata kanë treguar përvojat e tyre me misër të zier, por që e kanë blerë në vende të tjera, e madje edhe e kanë zier në shtëpi.

Sipas tyre, është kalliri i misrit që duhet të ndahet në dysh para se të hahet, meqë mund të ketë insekte, transmeton Telegrafi.