Site icon Telegrafi

Kujdes me afatin e kremit

Në bazë të hulumtimeve të reja është vlerësuar se vetëm ¼ e femrave i kushtojnë kujdes afatit të skadimit të preparateve për makijazh, ndërsa femrat tjera i përdorin ato edhe pas skadimit të afatit.

Autorët e kësaj analize thonë se ngjashëm sikurse ushqimi, produktet kozmetike mund të jenë shumë të rrezikshme për përdorim pas skadimit të afatit.

* Kremi duhet mbajtur në vend të errët, larg burimit të nxehtësisë.
* Kremi i pahapur mund të qëndrojë deri ën 3 vjet.
* Kremi i hapur është nën ndikimin e dritës dhe të ajrit dhe është mirë që harxhohet sa më parë.
* Me disa shenja, kremi tregon se i ka kaluar afati i qëndrueshmërisë: e ndërron ngjyrën, e humb kompaktësinë, ndahet uji nga pjesa e yndyrshme.

Afatin më të shkurtë e kanë mjetet për mbrojtje nga dielli.

Kremin që nuk e keni harxhuar, më mirë hidheni, sepse pas disa muajsh do t’i humbë veçoritë e dobishme.

/Telegrafi/

Exit mobile version