Site icon Telegrafi

Kujdes kuzhinierë! Një fëmijë po bën mrekulli me ushqime

Një djalë nga Kina “kërcënon” se brenda pak vitesh do të bëhet konkurrencë serioze e shefave të kuzhinës me famë botërore.

Mediat anembanë planetit kanë shfaqur interes për djalin e talentuar.

Nëna e djalit tha se kurioziteti nisi që në hapat e parë, “sapo mësoi të qëndronte në këmbë, nisi të luante me elemente kuzhine. Kur mbushi një vjeç, filloi të gatuante”.

Megjithatë, ajo nuk shpresonte që kjo dëshirë ta mbante për një kohë të gjatë. “Nuk e kishim idenë se do të pëlqente kaq shumë të gatuante. Ai ishte në gjendje të luante për orë të tëra. Ai u fiksua pas gjërave në kuzhinë”, tha ajo.

Ndërkohë, gruaja postoi video të fëmijës duke gatuar në rrjetet sociale, por në fillim nën to kishte komente kryesisht negative, “Kur e publikova videon për herë të parë, pati shumë kritika keqdashëse, shumë thanë se isha jo një nënë e mirë. Por më vonë, shumë njerëz ranë në dashuri me të”.

Mania për një djalë kuzhinier po rritet në rrjetet sociale dhe ju pëlqen apo jo, një gjë që nuk mund ta kundërshtoj është se ai me siguri do të jetë një top kuzhinier kur të rritet. /Telegrafi/

 

Exit mobile version