Telegrafi

Kujdes kur hakmerren Blutë!

Në pjesën e parë Chelsea dominoi plotësisht, por nuk arriti që të shënonte.

Në pjesën e dytë, Juan Mata e hapi serinë e golave në minutën e 54 me një goditje të bukur për 1-0.

Oscar më pas shënoi në minutën e 68-të për 2-0, para se legjenda Frank Lampard të realizonte për 3-0.

Rezultatin përfundimtar për 4-0 dhe hakmarrjen e finalizoi kapiteni John Terry (81’).

Chelsea kështu kualifikohet në rrethin tjetër të FA Cup me rezultat të përgjithshëm 6-2, pas barazimit prej 2-2 në ndeshjen e parë. /Telegrafi/