Telegrafi

Kujdes kur flisni me vajza të panjohura në internet (Video)

Gjëja më shqetësuese është se të gjithë këta djem kanë qenë të njoftuar për rrezikun e bisedës dhe takimit me të panjohur.

Coby Persin, i cili më herët me leje të prindërve, ka joshur nga një llogari false tri vajza të reja, tashmë ka vepruar ndryshe, transmeton Telegrafi.

Ai është paraqitur si një vajzë 15-vjeçare.

Me leje të prindërve, ai ka biseduar me djem të moshës 14, 13 dhe 12-vjeçare, duke i ftuar të shkojnë në shtëpi të ‘saj’.

Shikoni në videon më poshtë, reagimin e djemve, kur takohen me prindërit e tyre e jo me Amanden e bukur. /Telegrafi/