Edhe në shtetet jomyslimane, madje në Perëndim, apo në shtetet që cilësohe demokratike, diskriminohen ata që nuk janë besimtarë, prandaj burgosen për fyerjet që konsiderohen si blasfemi.
Hulumtimi u zhvillua nga Unioni Ndërkombëtar Humanist dhe Etik (IHEU), një organizatë ombrellë që sjell së bashku ateistët, agnostikët dhe skeptikët tjerë fetarë, me rastin e festimit të sotëm të Ditës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut .
LEXO PO ASHTU: Ateistët janë më të ndjeshëm dhe më humanë!?
"Ky raport tregon se shumica e vendeve nuk i respektojnë të drejtat e ateistëve apo njerëzve me mendje të lirë, pavarësisht se kanë nënshkruar marrëveshjen e OKB-së për trajtimin e barabartë të të gjithë qytetarëve të botës”, tha presidentja e IHEU-së, Sonja Eggericx .
Studimi përfshin 192 shtetet anëtare të OKB-së, e aty kanë marrë pjesë avokatë dhe ekspertë për të drejtat e njeriut që kanë studiuar kushtetutat, ligjet, të dhënat e gjykatës dhe raportet e mediave.
LEXO PO ASHTU: Besimtarët, më të lumtur se ateistët
Sipas hulumtimit të parë të kryer vitin e kaluar, ku ishin përfshirë 60 shtete, u tha se blasfemia dhe heqja dorë nga besimet fetare apo kalimi në fenë tjetër, që po ashtu mbrohet nga traktatet e OKB-së, në shtatë shtete dënohet me vdekje, kryesisht me prerje koke para publikut.
Hulumtimi i sivjetmë, që përfshinë të gjitha anëtarët e OKB-së, thotë se dënimi me vdekje për blasfemi vlen në këto shtete: Afganistan, Iran, Malajzi, Maldive, Mauritani, Nigeri, Pakistan, Katar, Arabi Saudite, Somali, Sudan, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemen. /Telegrafi/