Site icon Telegrafi

Kujdes: Kryhen punime në magjistralen Mavrovë – Dibër

Ndërmarrja publike ”Rrugët e Maqedonisë” bën të ditur se në magjsitralen P-1202 që lidhë Mavrovën me Dibrën, te Ura e mullirit komunikacioni do të zhvillohet në një korsi, përcjell Telegrafi maqedoni.

Ky regjim i komunikacionit vlen nga 2 nëntori e deri më 7 nëntor të këtij viti, ndërkaq do të vendoset edhe sinjalistika e duhur. Njiherit, shoferët duhet të kenë kujdes, të përshtatin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore./Telegrafi/

Exit mobile version