Site icon Telegrafi

Kujdes, komunikacioni në Maqedoni zhvillohet në kushte jo të mira

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) paralajmëron shoferët se komunikacioni në vend zhvillohet nëpër rrugë me korsi të lagështa, përcjell Telegrafi Maqedoni.

LAMM udhëzon shoferët që të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën.

Nëpër gryka dhe ngushtica ka mundësi që për shkak të reshjeve të shiut, të shfaqen rokullisje gurësh. Shpeshtësia e komunikacionit jashtë hapësirave të qyteteve është e ulët, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia./Telegrafi/

Exit mobile version