Site icon Telegrafi

Kujdes: Kodet e shfrytëzuesve vidhen nga këto vrima të vogla në bankomat! (Foto)

St Pauls retouched.jpg cash machine fraud

Në Londër janë zbuluar disa bankomatë, që kishin vrima pothuajse të padukshme, pas të cilave ishin vendosur kamerat për të marrë të dhënat e klientëve.

Aparateve për nxjerrjen e parave nga llogaria, i janë vendosur shtesa të rrejshme, që nuk dallojnë me pjesën e jashtme, ndërsa brenda është vendosur sistemi i sofistikuar për xhirim, transmeton Telegrafi.

Vrima në pjesën anësore, mbi kapakun ku dalin paratë

Derisa në shikim të parë janë të padukshme, kontrolli me vëmendje zbulon se janë hapësira të vogla, që mund të shkaktojnë dërme tepër të mëdha.

Sistemi i xhirimit brenda shtesës së rrejshme

Megjithëse vrima është e njëjtë me atë të gjilpërës, mjafton të merren kodet pin dhe të kryhen më pas keqpërdorimet monetare.

Kamera prapa vrimës sipër butonave ku shkruhet kodi

Me anë të rasteve të publikuara, kërkohet nga të gjithë që të fshehin me njërën dorë, hapësirën teksa e shkruajnë kodin.

Shtesa mbi ekran, që fshehë kamerën e vogël

Shfrytëzuesit e këtyre makinave, rekomandohen të raportojnë në bankën ku e kanë llogarinë, po që se gjejnë ndonjë objekt të ngjitur dhe të mos e realizojnë transaksionin nëse kanë dyshime. /Telegrafi/

Exit mobile version