The Sun ka përpiluar një listë me ushqimet që janë shumë të rrezikshme për qentë.
Rrushi
Rrushi dhe rrushi i thatë njihen si ushqime shumë të dëmshme për veshkat e qenve dhe mund ta vrasin qenin brenda tri ditëve, transmeton Telegrafi.
Avokado
Ushqim që e përmirëson shëndetin e njeriut, mirëpo që i vret qentë!
Avokadot përmbajnë një toksinë të quajtur persin, e cila ndikon negativisht në stomakun e qenit, gjë që e bën atë të ketë vështirësi me frymëmarrje.
Çokollata
Kafeina dhe teobromina në çokollatë janë toksike për qentë dhe shkaktojnë vjelljen, dehidrimin, por edhe vdekjen.
Aq më e zezë çokollata, aq më toksike që është.
Eshtrat
I jepni qenit tuaj eshtra të hajë? Më mirë mos e bëni këtë më.
Eshtrat mund të shndërrohen në copa shumë të holla të cilat mund t’i shpojnë organet që ndihmojnë në sistemin e tretjes.
Qumësht dhe djathë
Qumështi dhe djathi shkaktojnë vjellje, jashtëqitje apo probleme tjera të tretjes tek qentë. /Telegrafi/