Site icon Telegrafi

KUJDES! Me këto gjëra jeni duke e shkatërruar pamjen

Nuk jeni duke ngrënë ushqim të mirë

Dieta dhe vlerat ushqyese kanë shumë rëndësi kur është fjala për shëndetin e syrit.

Në fakt, disa pemë dhe perime luajnë rol kyç, e veçanërisht ata të pasur me vitaminë C, E, zink etj.

Përdorimi i grimit të vjetër

Gjithmonë mbani mend që gjithçka që vëni afër syrit është e rrezikshme, kjo përfshin edhe bojën për vetulla, krem të ndryshëm për sy etj.

Gjithashtu, American Academy of Ophthalmology sugjeron që të hidhni në bërllok grimin pas tre muajve.

Nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm

Pagjumësia mund të shkaktoj një seri problemesh, përfshirë shtimin e kileve, depresionin dhe dobësim të sistemit të imunitetit.

Veç kësaj, mungesa e gjumit i dëmton edhe sytë, prandaj sigurohuni që t’i bëni të paktën shtatë orë gjumë në natë.

Mos i prekni sytë me duar!

Edhe nëse ndjeni që duhet t’i kruani sytë, mos e bëni këtë!!!

Nëse i kruani pa kontroll, mund të thyeni venat e gjakut nën qepalla, prandaj duhet të keni kujdes si veproni./ Telegrafi/

Exit mobile version