Site icon Telegrafi

Kujdes! Këshilla mbi efektet dhe përdorimin e akullit

E dinit që jo gjithmonë kubet e akullit janë të ushqyeshme? Që edhe këto produkte në shtëpi kërkojnë kujdes të veçantë?

Në pamje të parë është diçka shumë e thjeshtë: akulli është ujë i ftohur nën O gradë, deri në pikën që kalon në gjendje të ngurtë. Ndonjë kub akulli i shtuar në një pije, sjell freski në ditët e nxehta; i copëtuar dhe i vënë në një enë, mund ta rrethojë dhe ta mbështesë pjatën dhe ta mbajë të freskët një pjatë ose një sallatë.

Por akulli nuk është i njëjtë dhe mund të fshehë shumë gracka: për këtë ekziston një dallim shumë i qartë mes akullit ushqyes dhe atij që nuk është i tillë.

Ja disa informacione në lidhje me këtë, disa besime të rreme për t’i larguar dhe praktikat e mira për të prodhuar në shtëpi një akull ushqyes të sigurt.

Akulli ushqyes është ai i përgatitur me ujë të cilësuar të pijshëm nga Zyrat e Shëndetit dhe që në fund del në ujë njëlloj të pijshëm. Kuptohet që akulli që nuk i plotëson këto kërkesa përcaktohet akull jo furnizues ose jo i ushqyeshëm.

Përdorimi i këtij lloji të dytë të akullit është lejuar vetëm në rastet kur nuk përdoret drejtpërdrejt në ushqime.

Nuk pranohet përdorimi i tij as për të ftohur një ushqim, në qoftë se kjo prek direkt ushqimin: në këtë rast, në fakt mund të verifikohet ndonjë ndotje. Rreziku bëhet më i madh në qoftë se një akull jo i sigurt përdoret në formë kubesh, i shtuar në pije dhe gëlltitet.

Për të bërë të qartë karakteristikat e akullit të mirë dhe rreziqet e atyre që pamë, përmbajuni këtij informacioni të saktë për akullin ushqyes, për të hequr ndonjë dyshim për akullin që konsumojmë

1- E dini që akulli duhet konsideruar në të gjitha efektet si një ushqim? Duhet të jetë prodhuar duke u nisur nga një ujë i përshtatshëm për konsumim njerëzor sipas legjislacionit aktual.

2- E dini që akulli nuk ka efekt baktericid absolut në organizëm? Ngrirja shkakton vdekjen e një pjese të mikroorganizmave, por jo të gjithëve. Disa thjesht mbeten të palëvizshëm nga i ftohti, por është mundësia që rizgjohen pas shkrirjes dhe bëhen aktivë e marrin jetë.

3- E dini që akulli është një nga shkaqet e infeksionit dhe gastroenteritit të marra gjatë udhëtimeve në disa vende të botës. Mikroorganizmat mund të jenë prezent si shkak i cilësisë së keqe të ujit të ngrirë, ose për shkak të funksionimit të keq ose mirëmbajtjes jo të mirë të makinerive të përdorura për t’i prodhuar.

4- E dini që akulli i vetëprodhuar nga lokalet dhe shërbimet publike duhet të jetë subjekt mbikëqyrjeje dhe objekt kujdesi në prodhim dhe në trajtim , sipas rregullores legjislative?

Në fund disa këshilla për të shmangur ndotjet në frigoriferin e shtëpisë

1- Përdorni gjithmonë ujë të pijshëm dhe të “sigurt”

2- Pastroni shpesh frigoriferin dhe ngrirjen dhe verifikoni efikasitetin e tyre. Periodikisht hiqeni komplet akullin nga pajisja, e lani me kujdes duke përdorur produkte të përshtatshme.

3- I prekni enët dhe kubet e akullit me duar të pastra, siç bëni me çdo lloj ushqimi.

4- Në qoftë se kubet e akullit janë pjesërisht të shkrirë, e zëvendësoni ujin dhe e ngrini të gjithin nga fillimi.

5- Përdorni vetëm enë të certifikuara për përdorim furnizimi.

6- Mos e “ruani” akullin, për shembull duke e transferuar në qese jo të përshtatshme: zgjidhni më shumë qese posaçërisht në “topa” që të mbushet me ujë e të përdoret vetëm një herë të vetme.

Exit mobile version