Telegrafi

Kujdes, ja sa lehtë mund t’ua vjedhin veturën (Video)

Një video e filmuar nga kamerat e sigurisë në Afrikën e Jugut, tregon teknikën e përdorur për vjedhjen e veturave nga hajdutët.

Siç shihet edhe nga video, grabitësi qëndron pranë veturës së sapo-parkuar dhe kur shoferi del prej saj, ai hap derën e pasme të veturës. Kjo bën që automjeti të mos kyçet me anë të telekomandës, ndërsa shoferi largohet i pashqetësuar.

Disa sekonda më pas, grabitësi afrohet sërish dhe hyn brenda makinës, transmeton tema.

Sipas autoriteteve, kjo është një taktikë, që sa vjen dhe përdoret më shumë nga grabitësit, pasi iu lejon të marrin lehtësisht gjithçka që mund të keni harruar brenda.