Por, një gjë që do të ndalohet për herë të parë në një palestër të sportit në Kosovë, do të jenë parat e hekurit.
Të paktën, kështu thuhet në njoftimin e Sigal Prishtinës.
“Ju njoftojmë se në ndeshjen ndaj CS Energia, që zhvillohet në kuadër të FIBA Europe Cup nuk do të lejohen paratë e imëta/ të hekurit (tima). Kjo është konform rregullatores së FIBA-së. Ne shpresojmë të hasim në mirëkuptimin tuaj! Ju faleminderit paraprakisht, Stafi i KB SIGAL Prishtina”, thuhet në njoftimin e klubit.