Telegrafi

Kujdes gjatë konsumimit të mishit

Konsumimi i mishit të infektuar, është njëra nga mënyrat më të shpeshta të infeksionit me E. Coli.

Ky bakter edhe pse bën pjesë në florën normale të njeriut, ekzistojnë disa lloje të cilat nëse janë të pranishme në ushqimin që konsumohet mund të shkaktojnë helmim me anë të toksinës që prodhojnë, si edhe mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme infektive.

Helmimi me E. Coli karakterizohet me barkqitje që përmban gjak, ndërkaq infeksioni mund të jetë fatal, sidomos për veshkat.