Telegrafi

Kujdes gjatë ekspozimit në diell!

Prof. Dr. Mehmet Harman nga Fakulteti i Mjekësisë pranë Universitetit “Dicle” thotë se tek njerëzit me sy të kaltër, lëkurë të bardhë dhe flokë kuqë, janë vërejtur djegiet që në shumë raste shndërrohen në kancer të lëkurës, për shkak të djegieve nga dielli.

Njerëzit që stinën e dimrit e kalojnë në ambiente të mbyllura, drejtohen nga vendet e hapura me diell, në këtë rast, për shkak të qëndrimit të gjatë nën rrezet e diellit shkaktojnë djegien e lëkurës.
Prof. Dr. Harman tha se rrezitja në mënyrë të shëndetshme është e mundur nëse bëhet në mënyrë të kontrolluar.

"Ditën e parë në diell duhet të qëndrojmë jo më shumë se gjysmë ore, ditën e dytë 45 minuta dhe ditën e tretë 1 orë. Në këtë mënyrë ngjyrën e fitojmë më ngadalë, por në mënyrë më të shëndoshë" – thekson Prof. Harman. /Telegrafi/