Disa ndër ilaçet më të popullarizuara kundër dhembjeve te femrat mund të shkaktojnë humbjen e dëgjimit, ka treguar hulumtimi i Spitalit në Boston.
Fatkeqësisht nuk është përgjigjur se a ka të bëjë i njëjti konstatim edhe me meshkujt, transmeton Telegrafi.
Hulumtimi ka poseduar të dhënat e 55.000 femrave dhe përvojat e tyre në përdorimin e shpeshtë të aspirinës, ilaçeve josteroide dhe kundër inflamacioneve, ndër të cilat theksohet brufeni dhe acetaminofeni.
Ka rezultuar që te ato femra të cilat më shumë se gjashtë vjet shpesh kanë përdorur brufen apo acetaminofen, midis nëntë dhe dhjetë për qind të tyre kanë humbur dëgjimin. Ato të cilat kanë përdorur aspirinë, nuk kanë pasur kurrfarë problemesh.
Autorët e studimit theksojnë që pasojat të cilat u theksuan më sipër, nuk kanë të bëjnë me përdorimin e herëpashershëm të analgjetikëve të tillë, se sa me përdorimin e shpeshtë, kur femrat me ilaçe të tilla janë përpjekur që ta zgjidhin dhembjen kronike.
Ky nuk është efekti i vetëm i padëshiruar.
Studimet tregojnë që përdorimi i këtyre ilaçeve shton rrezikun nga sulmi në zemër, shtypja e lartë e gjakut dhe problemi me veshkat. Tani në radhë ka ardhur edhe dëgjimi.
Studimi më i ri nuk hyn në shkaktarët e humbjes së dëgjimit, mirëpo nga vëzhgimet e mëhershme të rezultateve mund të supozohet që problemi ka mundur të jetë në ndikimin direkt në aparatin e dëgjimit apo në pasojat e çrregullimit të shtypjes së gjakut dhe nivelit të oksigjenit në pjesët më të ndjeshme të aparatit të dëgjimit. /Telegrafi/