Site icon Telegrafi

Kujdes me fëmijët: Stërvitjet e jogas shkuan shumë keq, paralizohet vogëlushja (Video,+18)

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur momentin e tmerrshëm kur një vajzë katërvjeçare është lënë e paralizuar pas kryerjes së një pozicioni të rrezikshëm joga, në një studio të palicencuar vallëzimesh.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë vajzën e re, të quajtur Xiao Bao, duke bërë “urën e prapme” bashkë me dhjetëra fëmijë të tjerë, kur u “rrëzua”.

Bao thuhet se ishte duke ndjekur mësimin e vallëzimit në Zhengzhou, në Henan Pronvince të Kinës, kur ndodhi aksidenti i çuditshëm.

Vajza duhej të dërgohej në spital pasi “rrëzimi” e la atë pa ndjenja.

Kreu i neurokirurgjisë së Spitalit të Fëmijëve të Zhengzhou, Doctor Qi Lin, tha se vajza nuk e kishte thyer kurrizin, por ka gjasa të dëmtojë seriozisht atë duke u përpjekur të kryejë lëvizjet e vështira të mësuara nga instruktori i saj i vallëzimit.

“Ka një shans shumë të madh që ky fëmijë mund të paralizohet për jetë në pjesën e poshtme të trupit të saj”. /Telegrafi/

Exit mobile version