E pamundur të ndahej nga kafshët e saj shtëpiake, vajza ka vendosur të braktisë bashkëshortin e saj.
33-vjeçarja nga Devon në Britaninë e Madhe është rikthyer “single” dhe tani jeton me dy fëmijët e saj, 35 mace të racës siameze, një chihuahua dhe një qen të racës ‘doberman’. Dhe gruaja ka rrëfyer: “Nuk kam qenë asnjëherë kaq e lumtur”.
Kelly Cruse është e pasionuar pas rritjes së maceve dhe kafshëve shtëpiake në përgjithësi, duke u bërë një promovuese edhe në nivel ndërkombëtar.
“Kjo lloj jete është disi frenetkike”, ka shpjeguar Kelly Cruse, e cila punon edhe si ‘web developer’ me kohë të plotë, “por fëmijët e mi, janë shumë të lumtur që mund të vrapojnë të lirë me qentë dhe duan macet e mia”.
Ata që e konsiderojnë “të çmendur”, u përgjigjet: “Nuk mund të imagjinoj të jetoj pa kafshët e mia”.