Telegrafi

Kujdes çifte, ndarja po afrohet! Në këtë datë të FESTAVE të FUNDVITIT, çiftet priren të ndahen!

Dita më e prirë për t’u ndarë nga partneri është duke ardhur, prandaj bëni gati faculetat dhe kilogramët me ëmbëlsira.

Disa statistika tregojnë se dy javë para Krishtlindjeve, është dita më e prirë e vitit kur çiftet vendosin se i ka ardhur fundi lidhjes, transmeton Telegrafi.

Këto statistika janë kompiluar nga hulumtuesit të cilët kanë studiuar postimet e Facebook-ut, të cilat kanë pasur të bëjnë me mesazhe të ndarjes.

Por, duket se njerëzve nuk u len shumë përshtypje ndarja dhe menjëherë vazhdojnë jetën, ku “Match.com” – ueb sajt i takimeve online – tregon se gjatë këtyre ditëve ka arritur majën e vizitave.

Çiftet e reja e arsyetojnë ndarjen duke thënë se është shumë herët për t’i takuar familjet e njëri-tjetrit, përderisa çiftet e dashuruara pas parave, priren ta marrin vendimin e ndarjes sepse shkëmbimi i dhuratave nuk ia vlen.

Prandaj, nëse veç ia arrini ta vazhdoni lidhjen edhe dy javë tjera, mundësitë janë të mëdha që lidhja do t’ju vazhdojë të paktën deri në pranverë. /Telegrafi/