Telegrafi

Kujdes! “Apple” përgjon vendodhjen tuaj

Lajmi befasues është bërë i ditur nga e përditshmja prestigjoze “The Guardian” pas një hetimi të gjatë. Sipas kësaj gazete, të dhënat që identifikojnë përdoruesin dhe tregojnë vendndodhjen e tij, rregjistrohen në një server, që nuk mund të ç’kodohet.

 

Ekspertët Alasdair Allan dhe Pete Warden thonë për gazetën britanike se kjo hartë e përdoruesve, është e fshehtë dhe mund të vihet në dispozicion të agjentëve federal, të pajisur me një kërkesë të prokurorisë. Ende nuk ka patur asnjë reagim të zyrtarëve të lartë të kompanisë “Apple”, pas publikimit të këtij lajmi. /Telegrafi/