Telegrafi

Kuizi “Tap n’Dije”: Lojë, shpërblime dhe një i ftuar i veçantë!

Nga ora 19:00, në faqen e GjirafaVideo, bëhuni gati për Tap n’Dije, quizin e dashur me pyetje nga edukimi formal.

Sonte zhvillohet java e 15 e Tap n’Dije, quizit me pyetje edukative, e me moderim nga Rifat Smani.

Përveç lojës interesante që zhvillohet çdo javë, përveç shpërblimeve interesante, sonte do të jetë i ftuar një djalë shumë special. AgonMagic, siç njihet online, është një djalë që bën video interesante me spjegime dhe reagime. Së fundmi ai ka bërë disa video ku shihet duke luajtur TapQuiz e duke komentuar rreth lojës.

Këtë të enjte, ai është i ftuar në studio që ta udhëheqë lojën, së bashku me moderatorin.

Shpërblimet që këta dy do të ndajnë për tre vendet e para janë:

Vendi i parë: Televizor Orava 32”
Vendi i dytë: 50 Euro kupon në Gjirafa50
Vendi i tretë: Gaming Set E-Blue Cobra

KLIKONI KËTU për t’u regjistruar.

Përveç tre të parëve, shpërblimi i katërt do t’i ndahet komentuesit më të mirë.

Tap n’Dije sonte ju ofron mundësinë që të fitoni një nga emblemat apo gradat, nga titujt e TapQuiz, të cilët krijojnë një prestigj për lojtarët e kësaj loje.
Regjistrimi është i hapur nga ora 15:00 dhe vazhdon të jetë i hapur deri në fillim të lojës.

Hapat që duhet të ndiqni për t’u regjistruar:

Hyni në GjirafaVideo.com
– Kliko mbi Live TV
– Klikoni tek video me titull “Tap n’Dije by GjirafaVideo
– Regjistrohuni ose nëse keni llogari kyçuni
– Klikoni “Hyr në quiz”
– Bëhuni gati për lojë

KLIKONI KËTU për t’u regjistruar.