Site icon Telegrafi

Kuizi “Tap n’All”: Java bombastike e Tap Quiz fillon këtu!

Në ora 19:00 transmetohet live TapQuiz, në GjirafaVideo, me Tap n’All, kuizin me pyetje të përgjithshme, i moderuar nga Jonida Vokshi.

Sonte, bëhuni gati për TapQuiz-in e radhës, i cili nga java në javë, e nga dita në ditë po bëhet më interesant e më atraktiv. Tap n’All fillon nga ora 19:00, por regjistrimi hapet në ora 15:00. Sonte ju presin shpërblime shumë të mira, befasi, e pse jo edhe emblema dhe grada.

Shpërblimet për tre vendet e para janë këto:

Vendi i parë fiton: 150 euro kupon në Dardania Sport në GjirafaMall
Vendi i dytë: Xhup për meshkuj Adidas
Vendi i tretë: Çantë sportive Adidas

Përveç këtyre shpërblimeve, TapQuiz dhuron edhe një shpërblim të katërt për komentuesin më të mirë.

Një nga të rejat e TapQuiz është edhe mundësia për t’u pajisur me tituj të ndryshëm, të cilët vendosen pranë emrit tuaj. Titujt ndahen në emblema dhe grada, për të cilat mund të mësoni më shumë në faqen e TapTitujt në GjirafaVideo.

Ndërsa për të luajtur, regjistrimi veçse është hapur. Hapat që duhet t’i ndiqni janë këto:

Hyni në GjirafaVideo.com
– Kliko mbi Live TV
– Klikoni tek video me titull “Tap n’All by GjirafaVideo
– Regjistrohuni ose nëse keni llogari kyçuni
– Klikoni “Hyr në quiz”
– Bëhuni gati për lojë

KLIKONI KËTU për t‘u regjistruar.

Exit mobile version