Siç ka thënë togeri Ismet Hashani, zëdhënës i policisë, gjatë ekzaminimit të bërë, vërehej një trup në mes të lumit Morava, që kalon përskaj fshatit Dobërqan.
Në kuadër të veprimeve procedurale ka asistuar edhe njësiti i IML-së, me ç’rast është nxjerrë trupi i një personi të moshuar. Nga kontrolli i bërë nuk janë vërejtur shenja të dhunës fizike.
Po ashtu gjatë kontrollit në rroba nuk është gjetur asnjë dokument, që do të përcaktonte identitetin e plotë të tij. Gjatë hetimeve preliminare, policia ka zhvilluar intervista-kontakte me persona që jetojnë në vendin ku edhe ka ndodhur ngjarja.
Lidhur me rastin do të zhvillohen hetime shtesë për të zbardhur në tërësi gjendjen faktike, u tha në polici. /Zëri//Telegrafi/