Siç raportojnë mediat e huaja, numri i të vrarëve gjatë natës së mbrëmshme të përpjekjes për grushtet në Turqi ka arritur së paku 90 veta.
Po ashtu raportohet se numri i të arrestuarve tashmë është mbi 1500, siç llogariten ushtarët e dorëzuar.
Gjatë grushtit të shtetit që u zhvillua në Turqi në natën e mbrëmshme, janë parë skena të tmerrshme në rrugët e Ankarasë dhe Stambollit, përcjell Telegrafi. Shumë të plagosur dhe të vdekur, dhe shumë ndërtesa janë dëmtuar për shkak se bombat ishin hedhur mbi to.
Shikoni në skenat e tmerrshme në rrugët e Ankarasë, pas përfundimit të tentimit të grusht shtetit ushtarak në Turqi. /Telegrafi/