Site icon Telegrafi

“Kufoma” ngjallet gjatë funeralit në Kolumbi

Mediat Kolumbiane shkruan se gruaja ishte shpallur klinikisht e vdekur në spitalin e qytetit pasi ishte shtrirë në spital me shenja serioze të sulmit në tru një ditë më herët.

“Instrumentet me të cilat ishte e lidhur pacientja tregonin se ajo nuk kishte shenja jete, sepse aparatet nuk tregonin të rrahurat e zemrës ose shtypjen e gjakut”, tha Miguel Angel Saavedra, një mjek në klinikën ku po trajtohej gruaja.

Ekipi i spitalit nënshkroi certifikatën e vdekjes dhe trupi i saj u transferua në shtëpi dhe po bëhej gati për ceremoninë e varrimit.

Por në rastin e asaj që mjekët e quajnë “Sindromi Lazarus” ajo nuk ishte e vdekur. “Kur punëtorët e shërbimeve funerale po e përdornin formaldehydein, pacienti fillon të marrë frymë dhe të lëvizë”, Saavedra i tha mediave lokale.

Gruaja, emri i të cilës nuk u bë publik, është ripranuar në spital dhe është në gjendje kome, njoftuan mjekët. /Telegrafi/

Exit mobile version