Site icon Telegrafi

Kufoma e kumanovarit u gjet në një pusetë

Kumanovari 51 vjeçar dje në orën 14:15 është gjetur i vdekur në pusetën për ujëmatës në oborrin e tij në rr.’Hristijan Todorovski Karposh’ në Kumanovë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Prokurori publik dhe ekipi i ekspertëve nga MPB-Kumanovë kanë bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Gjatë kontrollit të kryer tek trupi i viktimës nuk janë gjetur gjurmë të dhunës. Trupi i viktimës do të dorëzohet në Institutin për mjekësi gjyqësore për autopsi. /Telegrafi/

Exit mobile version