Derisa po pritet që AirPads të reja, do të jetë edhe mundësia e bllokimit të zhurmës, Apple e ka lansuar një pajisje tjetër, që e ofron këtë mundësi.
Në kufjet Beats Solo Pro, për herë të parë mundësohet që përdoruesi i tyre, të bllokojë se çfarë dëgjohet në ambientin që e rrethon, transmeton Telegrafi.
Bateria e këtyre kufjeve pa tela, zgjatë deri në 22 orë, duke i bërë shumë të përshtatshme edhe për udhëtim.
Dizajni që kanë këto kufje që kushtojnë 270 euro, është i ngjashëm me Beats të mëparshme, vetëm se janë shumë më të përshtatshme
Të gjitha pjesët janë ri dizajnuar, që të palosen me shumë lehtësi, si dhe të përshtaten me pjesët e buta për vesh, që kanë përmasa më të mëdha.
Porositë e tyre kanë filluar, ndërsa dërgesat do të bëhen nga fundi i muajit. /Telegrafi/