Telegrafi

Kufjet AirPods mund të shfrytëzohen nga dy përdoruest në të njëjtën kohë (Foto)

Të gjitha ata që dëgjojnë muzikë dhe duan të jenë në shoqëri në të njëjtën kohë, do t’i gëzohen ardhjes së AirPods të ri.

Deri më tani, miqtë e kanë shfrytëzuar nga një dëgjuese, që të dëgjojnë muzikë nga i njëjti telefon, derisa tani, mund të bëhet edhe më praktik, transmeton Telegrafi.

Blogu japonez Macotakara, ka bërë të ditur se në iPhone të ri, që disa po e quajnë edhe si iPhone 11, sistemi Bluetooth mund të dërgojë sinjale në dy pajisje të ndryshme.

Në këtë formë, sistemi i iPhone ndahet në dy pjesë dhe dërgon audio material në dy përdorues në të njëjtën, kohë duke e bërë përdorimin e AirPods shumë  më të këndshëm. /Telegrafi/