Të gjitha ata që dëgjojnë muzikë dhe duan të jenë në shoqëri në të njëjtën kohë, do t’i gëzohen ardhjes së AirPods të ri.
Deri më tani, miqtë e kanë shfrytëzuar nga një dëgjuese, që të dëgjojnë muzikë nga i njëjti telefon, derisa tani, mund të bëhet edhe më praktik, transmeton Telegrafi.
Blogu japonez Macotakara, ka bërë të ditur se në iPhone të ri, që disa po e quajnë edhe si iPhone 11, sistemi Bluetooth mund të dërgojë sinjale në dy pajisje të ndryshme.
Në këtë formë, sistemi i iPhone ndahet në dy pjesë dhe dërgon audio material në dy përdorues në të njëjtën, kohë duke e bërë përdorimin e AirPods shumë më të këndshëm. /Telegrafi/