Sa është e rrezikshme bartja e kufjeve dhe shikimi në telefon, në veçanti kur kaloni rrugën apo shinat e tramvajit, tregon më së miri videoja e publikuar më poshtë, ku një ngjarje rrëqethëse ka ndodhur në qytetin polak Zhozhov në jug të vendit.
Në fakt, policia e Zhozhovit ka publikuar pamjet nga brendësia e tramvajit por edhe nga jashtë, që tregon se si për pak sa nuk ka ndodhur një aksident i tmerrshëm, transmeton Telegrafi.
Si pasojë e kësaj, një grua lëndoi kokën dhe u dërgua me urgjencë në spital, kurse 75-vjeçare u rrëzua kur tramvaji bëri frenim të vrullshëm.
Chorzów. 32 latka z komórką w ręku, słuchawkami na uszach. Z urazem głowy została przewieziona do szpitala.
Z powodu awaryjnego hamowania, ranna została 75 letnia pani. Uraz kręgosłupa i nogi👇 pic.twitter.com/SGdSBRAHtr— PikuśPOL 🇵🇱 📿 (@pikus_pol) February 13, 2023
Kamerat nga brendësi regjistruan rrëzimin e gruas së moshuar që “fluturoi” nëpër tramvaj.
Gjithçka ndodhi kur një vajzë po kalonte shinat dhe kishte kufje dhe në vesh dhe vazhdimisht shikonte në telefon, duke mos i kushtuar farë vëmendje se ku ecte apo çfarë kishte përpara.
Mjaftuan pak centimetra që t’i shpëtojë vdekjes, por frenimi i vrullshëm bëri që pasagjerët që ishin brenda të lëndohen. /Telegrafi/