Site icon Telegrafi

Kufizohet qasja në Twitter në të gjithë Turqinë

Pas lajmeve të shumta që po shpërndahen në internet rreth tragjedisë në Turqi, NetBlocks thotë se Twitter tani është duke u kufizuar në të gjithë vendin.

Organizata tha se të dhënat në kohë reale tregojnë se faqja e mediave sociale është e bllokuar në disa nga ofruesit kryesorë të internetit të Turqisë.

Netblocks shtoi se kufizimi “vjen pasi publiku mbështetet në shërbimin pas një serie tërmetesh vdekjeprurëse”.

Theksojmë se nuk është e qartë se çfarë po e shkakton kufizimin, raporton skynews.

Kujtojmë se gjatë ditës së hënë Turqinë dhe Sirinë e kanë goditur dy tërmete brenda disa orëve. I pari ishte 7.7 shkallësh të Rihterit dhe i dyti 7.6.

Ndryshe, autoritetet turke dhe siriane kanë raportuar mbi 11 mijë persona të vdekur. /Telegrafi/

Exit mobile version