Telegrafi

Kufizohen përkohësisht veprimtaritë gjyqësore ku përfshihet publiku

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, mbajti takim të jashtëzakonshëm me anëtarët e Këshillit për të diskutuar masat e gjyqësorit lidhur me coronavirus.

Pas shqyrtimit të masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, Këshilli mori vendim që të kufizohen përkohësisht veprimtaritë gjyqësore ku përfshihet publiku, në të gjitha gjykatat e Kosovës, sipas vlerësimit të kryetarit të gjykatës dhe gjyqtarit të çështjes.

“Në objektet e gjykatave, duket të shmanget prania e publikut. Njëri prind që duhet të kujdeset për fëmijën e vet, mund të lirohet nga puna, sipas kërkesës së parashtruar tek mbikëqyrësi. Ky kufizim do të zgjasë deri më datë 27 mars 2020, përveç nëse vendoset ndryshe”, thuhet në komunikatë, njofton Telegrafi.