Telegrafi

Kufizimi i pasojave negative nga marrëveshja e Prespës janë prioritetet e MPJ-së së Greqisë

Kufizimi i pasojave negative nga marrëveshja e Prespës dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor janë pjesë e shtatë prioriteteve të menjëhershme të qeverisë greke lidhur me ministrinë e jashtme greke, njofton korrespondenti i AIM-së nga Athina.

Kiryakos Mitsotakis, në seancën e parë të Qeverisë, i shpërndau secilit prej ministrave një zarf të thjeshtë blu që i referohej “objektivave të secilës ministri, si dhe çështjeve të pazgjidhura dhe detyrimeve të mbetura nga qeveria e mëparshme”.

Në Ministrinë për Punëve të Jashtme zgjedhja strategjike është që të “forcojë pozitën e Greqisë në botë.” Prioritetet e qeverisë urgjente, siç njofton AIM janë: përmirësimin e pranisë greke në Bashkimin Evropian me një kontribut thelbësor në debatin institucional për të ardhmen (Brexit, mbrojtja etj) forcimi i lidhjeve të vendit me aleatët tradicionalë, ndërsa mbajtjen e kanaleve të hapura të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në kushtet të respektimit të ndërsjellë dhe interes stabilitetit të vendeve nga Ballkani Perëndimor nëpërmes promovimit të perspektivës së tyre evropiane, duke kufizuar pasojat negative të marrëveshjes së Prespës.

Çdo ministri ka qëllimet dhe strategjitë e saj për t’u arritur./Telegrafi/