Site icon Telegrafi

Kufizimi i leximit të tweetave nga Musk, mund të minojë rolin e shefes së re ekzekutive të Twitterit

Lëvizja e Elon Muskut për të kufizuar numrin e postimeve që përdoruesit mund të lexojnë në Twitter, mund të dëmtojë përpjekjet e shefes së re ekzekutive Linda Yaccarino për të tërhequr reklamues, theksojnë profesionistët e industrisë së marketingut.

Musk ka njoftuar se Twitter do të kufizojë numrin e tweeteve në ditë që llogari të ndryshme mund të lexojnë, për të dekurajuar “lëvizjet ekstreme” të grumbullimit të të dhënave dhe manipulimit të sistemit.

Përdoruesit publikuan të dhëna se nuk ishin në gjendje të shihnin asnjë tweet, përfshirë postimet në faqet e reklamuesve, pasi arritën kufirin.

Veteranët e industrisë së reklamave thanë se masa krijon një pengesë për Yaccarinon, ish-shefen e reklamave të NBC Universal, i cila filloi muajin e kaluar punën në Twitter.

Lexo po ashtu Twitter kufizon numrin e postimeve që mund të shohin përdoruesit gjatë një dite

Yaccarino ka kërkuar të riparojë marrëdhëniet me reklamuesit që u larguan nga faqja, pasi Musk e bleu atë vitin e kaluar.

Kufijtë janë “jashtëzakonisht të këqij” për përdoruesit dhe reklamuesit tashmë të tronditur nga “kaosi” që Musk ka sjellë në platformë.

Sipas kufirit të ri, llogaritë e paverifikuara fillimisht ishin të kufizuara në 600 postime në ditë me llogaritë e reja të paverifikuara të kufizuara në 300. Llogaritë e verifikuara mund të lexonin 6,000 postime në ditë.

Disa orë më vonë, ai tha se kufiri u rrit në 10,000 postime në ditë për përdoruesit e verifikuar, 1,000 në ditë për të paverifikuar dhe 500 postime në ditë për përdoruesit e rinj të paverifikuar.

“Kufiri i sasisë së përdoruesve mund të jetë “katastrofik” për biznesin e reklamave të platformës”, tha Jasmine Enberg, analiste kryesore në Insider Intelligence. /Telegrafi/

Exit mobile version