Site icon Telegrafi

Kufizimet e para për Almeda Abazin prej ‘Çenarit’

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u martuan bashkë në muajin shkurt në një ceremoni luksoze në Los Angeles.

Pas dasmës dhe muajit të mjaltit, modelja dhe aktori u rikthyen në Stamboll, ku kanë vendosur të vazhdojnë jetën.

Në rrjetet sociale, ku është mjaft aktive bukuroshja shqiptare tha me shaka se ka shumë gjëra që do t’i publikonte, por nuk e lejon ‘Çenari’, transmeton Telegrafi.

Aktori turk i ka vendosur ‘kufizime’ edh enë sport, duke i kërkuar që të jetë tifoze e skuadrës futbollistike të Fenerbahçes dhe jo e Galatasarayt.

Ndryshe, çifti po vazhdon me projektet e tyre, ku gjersa Almeda po merret me spektakle, Tolga ka filluar xhirimet e një seriali të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version